Vendosni fjalën kyçe....

4 policë të plagosur nga përplasja te Unaza e Re, Veliu: Përgjegjësit para drejtësisë (Video)


Sipas policisë, gjatë tubimit te Unaza e Re janë plagosur 4 punonjës policie të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.

Ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë vizituar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtues të tjerë të lartë të policisë.

“Gjatë tubimit të paligjshëm zhvilluar sot në mesditë në aksin kryesor rrugor në zonën e Unazës së Re, një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat “Shqiponja” dhe 1 nga FNSH. Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të larte të PSH. Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet procedurale dhe hetimore për të përballur me drejtësinë, autorët e sulmit mbi forcat e rendit.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *