Trupi zgjedhor i Turqisë ka vendosur të përsërisë zgjedhjet lokale në stamboll, pas fitores së opozitës.
“BBC” shkruan se partia e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan kishte pretenduar se kishte “parregullsi dhe korrupsion” duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve.
Por, Ekrem Imamoglu i CHP, i cili u konfirmua si kryebashkiak i Stambollit në prill, e quajti vendimin “të pabesë”.
Votimi, i cili do të mbahet më 23 qershor, ka ngjallur protesta në qytet.
Qindra banorë janë mbledhur në disa lagje të Stambollit dhe duke hedhur slogane anti-qeveritare.
Parlamenti Evropian ka thënë gjithashtu se vendimi për të ripërsëritur zgjedhjet do të përfundojë kredibilitetin e zgjedhjeve demokratike në Turqi.
Zgjedhjet lokale u zhvilluan në të gjithë Turqinë më 31 mars dhe u konsideruan si një referendum mbi udhëheqjen e Erdogan në një kohë të rënies së thellë ekonomike.
Një grup mbështetësish të Imamoglu-t, ka rënë dakord me ripërsëritjen e zgjedhjeve duke bërë thirrje të qetësohen, pasi do të fitojnë sërish: “Le të qëndrojmë së bashku, të qetësohemi … Ne do të fitojmë, do të fitojmë përsëri”.