Vendosni fjalën kyçe....

Bora mbulon Dibrën, shkakton dëme në bujqësi


Qarku i Dibrës sot është gdhirë i mbuluar nga dëbora. Ky muaj ka nisur me ulje temperaturash dhe me reshje shiu në të gjithë vendin, ndërsa në zonat malore dhe me reshje dëbore.

Në qarkun e Dibrës, në zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit, reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në kulturat bujqësore.

Në disa fshatra të njësisë administrative Lura, sipas banorëve trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm. Reshje bore ka edhe në fshatrat Selishtë, Kalaja e Dodës, njësia Arrës ku gjithashtu ka patur dëme në bujqësi.

Përsa i përket qarkullimit rrugor, deri më tani nuk raportohen probleme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *