Një delegacion holandez ka vizituar Tiranën për rreth dy ditë.
Në fund të takimeve me përfaqësues të institucioneve dhe politikës shqiptare, Jeffrey Van Haaster, deputet i parlamentit holandez dhe njëherësh reporter për Ballkanin Perëndimor, bëri me dije se nuk është diskutuar për çështjen e rikthimit të vizave dhe se në qendër të diskutimeve ka qenë çelja e negociatave me Bashkimin Evropian dhe përmbushja e reformave nga ana e Shqipërisë.
Problemi i rikthimit të vizave për shtetasit shqiptarë pritet të diskutohet gjatë vizitës së një delegacioni Shqiptar në Holandë i parashikuar të kryhet në fund të këtij muaji.