Vendosni fjalën kyçe....

I zënë Ramës rrugën, përplasje mes policisë e protestuesve të Unaza


Një përplasje ka ndodhur sot mes banorëve te zona e Unazës së Re, të cilët kanë dalë të protestojnë pasi kanë marrë vesh se kryeministri Edi Rama do të kalonte aty.

Pas përplasjes disa protestues, mes të cilëve dhe ish-deputeti Klevis Balliu janë shoqëruar në Komisariat. Protestuesit ankohen se policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre, duke mos kursyer as gratë.

“Të dalë kryeministri këtu të japë një përgjigje për ne. Pse bëhet gjithë kjo luftë? Sot na gjeti të pakompletuar.  Ata që qëlluan gratë aty, turp tju vijë “, tha një protestuese.

Banorët ankohen se efektivët e policisë kanë ushtruar dhunë barbare ndaj tyre. “Njërin e zu poshtë kamioni i policisë”, tha një protestues. Një zonjë u përplas me efektivët, të cilët i kërkonin të lironte rrugën. 

“Keni fëmijë ju? Keni shtëpi ju? Edhe unë kam fëmijë dhe do i mbroj. Do mbroj fëmijët e mi, shtëpinë time.”, tha zonja.

“Me këtë dhunë ai vetëm sa e ka ndez Unazën e Re. Edi Rama ndale dhunën sepse ne do përgjigjemi në mënyrën më të ashpër. Kujtoni 21 janarin çfarë ka bërë Edi Rama për karrigen. Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të anulojë projektin.”, tha një tjetër protestues.

Numri i të arrestuarve ende nuk dihet, ndërkohë situata vijon të jetë e tensionuar./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *