Vendosni fjalën kyçe....

Ish-udhëheqësi katalanas mund të kandidojë në zgjedhjet e BE-së


Carles Puigdemont ish-lideri i Katalonjës pro-pavarësisë, mund të kandidojë për zgjedhjet në Parlamentin Europian këtë muaj.

Sipas “BBC“-së, kështu ka vendosur një gjykatë në Madrid. Vendimi vlen edhe për dy politikanë të tjerë katalanas – Toni Comín dhe Clara Ponsatí.

Të tre u larguan nga Spanja në vitin 2017, kur Madridi vendosi të pengonte pavarësinë e Katalonjës dhe i ndoqi penalisht.

Ponsatí është në Skoci, të tjerët janë në Belgjikë. Spanja i akuzon ata për “rebelim” dhe shpërdorim të fondeve publike.

Sipas ligjit të BE-së, deputetet e sapo zgjedhur në Parlamentin Europian përfitojnë imunitet. Por klauzolat për imunitetin, nuk japin imunitet para konfirmimit si deputet të PE-së.

Pra, kandidatët katalanas ende mund të përballen me arrestimin në Spanjë nëse ata kthehen në shtëpi për të bërë fushatë përpara zgjedhjeve të 26 majit.

Ata gjithashtu refuzojnë të njohin kushtetutën spanjolle, duke e bërë problematike që ata të shërbejnë si deputetë spanjollë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *