“Kaloni matanë”, policët shtyjnë gazetarët që raportojnë live te Unaza


Ka patur një konftrontim mes policisë dhe gazetarëve, të cilët po raportojnë në protestën që po zhvillohet te zona e Unazës së Re.

Disa efektivë kanë shtyrë gazetarët, duke u kërkuar të largohen sepse po bllokonin rrugën duke filmuar ata dhe protestuesit.

” Kaloni mediat matanë, kaloni matanë ju lutem”, tha një prej efektivëve. Një prej gazetarëve iu kthye: “Mediat po bëjnë punën e tyre”.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, u bëri thirrje efektivëve që të mos guxonin t’i prekin gazetarët.

“Mos i prekni gazetarët! Askush të mos guxojë t’i prekë”, tha Pampuri.

Pas këtij konfrontimi, protestuesit u zhvendosën në pjesën ku protestojnë zakonisht dhe situata duket më e qetë. Protesta e sotme erdhi si rezultat i vizitës së kryeministrit Edi Rama, në një biznes në zonën e Unazës. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *