Vendosni fjalën kyçe....

Kina shkatërron dhjetëra xhami, raporti i “The Guardian”


Më shumë se njëzet vende fetare, përfshirë xhamitë në provincën Xinjiang të veriperëndimore të Kinës, janë shkatërruar pjesërisht ose tërësisht që nga viti 2016, pohoi një e përditshme britanike.

Një artikull nga “The Guardian” tha se një hetim i përbashkët nga gazeta dhe uebsajt Bellingcat zbuluan prova të reja të shkatërrimit në shkallë të madhe të xhamive në rajonin autonom ku pakicat muslimane kanë pasur një represion të gjatë fetar.

Ai tha se hetimi analizoi 91 vende duke përfshirë xhamitë dhe faltoret nëpërmjet imazheve satelitore dhe 31 prej tyre “pësuan dëme të konsiderueshme strukturore midis 2016 dhe 2018”.

“Nga këto, 15 xhami dhe dy tempuj duket se janë shkatërruar tërësisht ose pothuajse tërësisht”, sipas raportit.

Nëntë vende të tjera të identifikuara nga ish-banorët si xhami gjithashtu duket se janë shkatërruar, shtoi ajo.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang, cituar në artikull tha në një konferencë muajin e kaluar se nuk kishte “asnjë situatë të tillë”.

“Ka më shumë se 20 milionë muslimanë dhe më shumë se 35,000 xhami në Kinë. Shumica dërrmuese e besimtarëve mund të angazhohen lirshëm në aktivitete fetare sipas ligjit,” tha Lu.

Megjithatë, artikulli thotë se Kina kaloi një plan pesëvjeçar në janarin e shkuar për ta bërë Islamin në përputhje me socializmin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *