Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i reformës zgjedhore – Gjiknuri: Duhet bashkëpunim. Hajdari: Prioritet popullit


Mazhoranca dhe opozita që nuk dogji mandatet dhe ata që i pranuan ato janë mbledhur sot në një tryezë për të diskutuar mbi reformën zgjedhore.

Në mbledhjen e sotme marrin pjesë edhe përfaqësuesit e trupit diplomatik.

Drejtuesit e komisionit për reformën zgjedhore, Gjiknuri e Hajdari, kanë deklaruar se duhet bashkëpunim mes palëve për të gjetur një sistem zgjedhor që garanton zgjedhjet e lira e të ndershme.

Sipas Gjiknurit, zgjedhjet e këtij viti do kenë përmirësim në kuadrin ligjor ndërsa ka kërkuar mbështetjen e institucioneve ndërkombëtarëve.

“Uroj të krijojmë një klimë të mirë bashkëpunimi. Bashkë kemi mundur, kur ishim në opozitë, të bisedojmë, të gjejmë marrëveshjet e duhura dhe të kalojmë reforma konsensuale. Zgjedhjet këtë vit kanë përmirësime. Me kimën e mirë të bashkëpunimin do kemi mundësi të kemi produktin më të mirë. Kërkoj mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare.” – tha Gjiknuri.

Ndërsa Hajdari shkoi më tej kur tha se në vend duhet ndryshim i sistemit politik si dhe një sistem i ri zgjedhor ku t’i jepet prioritet popullit.

“Do bashkëpunojmë, pasi jemi këtu për një arsye të vetme, ndryshimin e sistemit politik. Sistemi aktual është i dominuar nga anti-kushtetueshmëria, klasa politike nuk është e përfaqësuar nga njerëzit, por përfaqësohet në mënyrë të padrejtë në Kuvend. Shqiptarët janë të interesuar për këtë reformë. Zgjedhjet kanë qenë problematike dhe janë përdorur shumë nga partitë e mëdha, dhe sistemi aktual ka qenë gracka e kësaj, duke mos i dhënë prioritet popullit. Zgjedhja e opozitës jashtë për të mos qenë pjesë e këtij komisioni nuk na pengon të garantojmë votën e lirë e të ndershme për të gjithë shqiptarët.” – deklaroi Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *