Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Qytetarët e lirë e artistët e vërtetë fituan sot betejën e tyre ndaj Ramës e Veliajt


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka vlerësuar artistët dhe qytetarët që vunë gërmat e Teatit Kombëtar që u hoën para rreth dy javësh nga fasada e godinës.

Ajo vlerësoi qëndresën e tyre dhe mosstepjen përballë presioneve duke mbushur me shpresë dhe optimizëm të gjithë shqiptarët.

Kryemadhi theksoi se dyshja Rama-Veliaj, që hoqën si hajdutë gërmat e teatrit janë të humburit e mëdhenj para qytetarëve të lirë të vendit.

Në fund theksoi se ligji PPP për teatrin do jetë i pari që do anulohet dhe ata që kanë firmosur do mbajnë përgjegjësi.

“Sot qytetarët e lirë, artistët e vërtetë, intelektualët kurajozë rivendosën germat e arta në godinën e Teatrit Kombëtar. Qëndresa e tyre prej mëse një viti inkurajon çdo njeri që lufton për të drejtën, për lirinë, për demokracinë, për vlerat kombëtare, për Shqipërinë, për Kombin.

 Gjej rastin të falenderoj dhe të përshëndes Rudin, Kastriotin, Rezeartën, Anilën, Ervinin, Orin, Edmondin, Elonën, Julin, Tashën, Mirelën, Neritanin e qindra qytetarë të tjerë të lirë dhe mbi të gjitha Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për këtë fitore morale të tyre. Për asnjë çast nuk u stepën përballë presioneve, as u blenë dhe as u shitën përballë ofertave milionere, por i qëndruan dhe i qëndrojnë kauzës së tyre deri në fitoren e plotë të mbrojtjes së vlerave kombëtare. Akti i tyre sot të mbush me shpresë dhe optimizëm, por më vendos edhe para një përgjegjësie sa qytetare aq edhe politike.

 Dyshja Rama-Veliaj, që si hajdute në mes të natës hoqën gërmat e teatrit, sot janë të humburit e mëdhenj para qytetarëve të lirë të këtij vendi. E kam thënë dhe e përsëris me këtë rast që ligji korruptiv i PPP së teatrit do jetë i pari që do të anulohet dhe çdo kush që ka firmosur për këtë vepër korruptive do mbajë përgjegjësinë jo vetëm morale, por edhe ligjore.

 Ky nuk është premtim, por angazhim para qytetarëve të lirë, që sot fituan betejën e tyre.

Të gjithë bashkë për e mbrojtjen e vlerave kombëtare.

 Asnjë hap pas!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *