Një burrë në qytetit e Vlorës ka humbur jetën në spital, pak kohë pasi u përplas nga një makinë në rrugën “transballkanike”, ndërsa ishte duke i dhënë biçikletës.
Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet A.G., 66 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në lagjen “24 Maji” dhe është goditur aksidentalisht nga automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A.Ç., 52 vjeç, banues në Vlorë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e policisë për veprime të mëtejshme.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.