Vendosni fjalën kyçe....

Nis vendosja e gërmave të Teatrit Kombëtar, qindra qytetarë e artistë mblidhen në shesh


Artistët, qytetarët dhe Partia Demokratike janë bërë bashkë për të vënë shkronjat e Teatrit Kombëtar, të cilat u hoqën në datën 26 prill nga Bashkia e Tiranës.

Pas thirrjeve në rrjetete sociale është bërë e mundur që të mblidhej shuma e duhur për rivendosjen e gërmave të hequra.

Në deklaratën zyrtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, dënohet heqja e gërmave të Teatrit Kombëtar si dhe kërkohet dalja përpara ligjit e të gjithë përgjegjësve të këtij akti.

“Denoncojmë Ministrinë e Kulturës si bashkëpunëtore në aktin e heqjes së gërmave të Teatrit Kombëtar.

Të thirret për të dëshmuar punonjësi i policisë private Nazeri 2000 që ka qenë roje atë natë.

Të verifikohen ta bultatet telefonike me kë ka komunikuar roja që ka qenë në turn natën e heqjes së gërmave.

Të vërtetohet nëse i ka rënë numrit të drejtorit të Teatrit Kombëtar roja i objektit dhe çfarë kanë komunikuar.

Të verifikohen tabultatet nëse roja ka komunikuar me policinë e shtetit për të denoncuar ngjarjen.

Të thirren për të dëshmuar punonjësit e policisë që kanë ardhur në vendngjarje pas lajmërimit.

Të verifikohet nëse patrulla e policisë ka mbajtur inventar për ngjarjen.

Të merren dëshmitë e policië private me kë kanë komunikuar dhe çfarë është diskutuar.

Të kërkohen si provë nga policia private fotot dhe videot e bëra gjatë heqjes së gërmave.

Të thirren për të dëshmuar punonjësit e bashkisë që hoqën gërmat.

Të thirren për të dëshmuar drejtori i Drejtorisë 2 si dhe ai i Teatrit të Kukullave për ngjarjen.” – tha aktori Neritan Liçaj gjaë leximit të deklaratës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *