Papa Francesku po zhvillon një tur tre ditor ku do ndalet të vizitojë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fillimisht ati i shenjtë u ndal në Bullgari ku takoi homologun e tij si edhe krerët e qeverisë.
Papa gjithashtu zhvilloi edhe një ndalesë në kampin e refugjatëve në periferi të Sofjes. Gjatë vizitës në Bullgari Papa mbajti edhe një meshë të shenjtë në një nga sheshet e kryeqytetit. Në këtë meshë nuk morri pjesë Sonodi më i lartë i i kishës ortodokse bullgare e kundërshtoi idenë e pjesëmarrjes në një lutje të përbashkët për paqen.
Pas mbylljes së vizitës në Bullgari, ati i shenjtë u drejtua në Maedoninë e Veriut ku u prit në aeroport nga kryeministri Zaev së bashku me ipeshkvin e Kishës katolike dhe drejtues të tjerë.
Pas vizitës me drejtuesit shtetërorë në Vilën Vodno, Papa Françesku ka vazhduar vizitën e tij në Shtëpinë Muze të Nënës Terezë, ku është përkulur para përmendores së Shën Terezës në Sheshin Maqedonia. Papa Françesku gjithashtu ka vizituar muzeun brenda ku gjithashtu realizoi lutje.
Brenda Muzeut të pranishëm ishin edhe kreu i kishës ortodokse, kryepeshkopi Stefan dhe kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni, reis Sulejman Rexhepi.
Papa mbajti meshën në sheshin kryesor të Shkupit, vetëm dhjetra metra nga vendi ku kishte qenë dikur shtëpia shenjtores Nënë Tereza, në të cilën morën pjesë rreth 15.000 qytetarë nga vendi, si dhe besimtarë nga vende të tjera.
Papa dërgoi mesazh për paqe, bashkëjetesë, dashuri më të madhe për Perëndinë dhe për njerëzit. Për të zëvendësuar indiferencën dhe shpifjet me ndjeshmëri dhe shpresë, për të kapërcyer stereotipet dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin, rekomandoi Papa Françesku në Meshën në Shkup./ Hashtag.al