Vendosni fjalën kyçe....

Përplasjet te Unaza, Vasili dënon dhunën ndaj banorëve: Do jepni përgjigje personalisht!


Petrit Vasili ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve në zonën e Unazës së Re. Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, thotë se policët që kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve janë identifikuar dhe do të përgjigjen për veprimet.

“Maskarenjtë e policisë ndalojnë dhe dhunojnë poshtërsisht banorët e Astirit, ndalojnë Klevis Balliun dhe mbrojnë hajdutet dhe kriminelët e qeverisë, që vodhën 40 milion euro tek projekti i Astirit.
Policia e Gjakosin qytetarët e ndershëm, që mbrojnë pronën e tyre, djersën dhe gjakun e tyre nga faqezinjtë e qeverisë të kapur në flagrancë duke vjedhur paratë e shtetit.

Civilët brenda policisë që dhunojnë qytetarët janë identifikuar dhe do të përgjigjen deri në një ata vetë personalisht dhe ata që i komandojnë.

Policia perfundimisht armike e qytetareve dhe mbrojtese e kusareve.”, shkruan Vasili.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *