Vendosni fjalën kyçe....

Qindra qytetarë e artistë rivendosin gërmat e Teatrit Kombëtar (Fotot)


Qindra qytetarë e artistë u mblodhën mbrëmjen e sotme në sheshin para Teatrit Kombëtar për të rivendosur shkronjat e hequra nga fasada e godinës më 26 prill.

Pasi lexuan një deklaratë ku kërkuan zbardhjen e heqjes së gërmave dhe vënien e autorëve para drejtësisë, ata iu drejtuan hyrjes së godinës.

Më tej nën brohoritjet dhe ngazëllimin e qindra qytetarëve dhe artistëve që ndodheshin në sheshin para teatrit, shkrimtari dhe aktivisti Rudi Erebara rivendosi gërmat e arta të Teatrit Kombëtar.

Në fund artistët dhe qytetarët e mbledhur delaruan për mediat se godina e teatrit ishte e shenjtë dhe se do e mbronin atë me çdo kusht nga shembja dhe dhurimi i pronësi publike ndaj kompanisë private.

Fillimisht kryebashkiaku Veliaj e më pas qeveria Rama janë shprehur vijimësisht për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental dhe ndërtimin aty të një teatri të ri, për të cilin sipas Ramës e Veliaj është vetëofruar kompana Fusha.

Në këmbim të ndërtimi të teatrit, kompania do përfitonte disa mijëra metra katrorë pronë publike, ku parashikohej të ndërtoheshin disa kulla. Madje për këtë është miratuar në Kuvend edhe një ligj i veçantë, i cili është kthyer nga presidenti Meta dy herë për një sërë shkeljesh.

Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nisur më datë 8 shkurt të vitit 2018 dhe që prej asaj dite është zhvilluar çdo ditë në sheshin para tij ku çdo mbrëmje mblidhen me qindra qytetarë e artistë.

Ata kanë zhvilluar edhe disa protesta masive para Kuvendit dhe Kryeministrisë duke kundërshtuar fuqishëm prishjen e godinës dhe dhurimin e pronës publike kompanisë private në fjalë. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *