Tabelat në dy gjuhë të cilat u hoqën në aksin Gjrioksatër-Sarandë janë rivendosur sërish.
Këtë herë ka qenë Autoriteti Rrugor Shqiptar i cili ka vendosur tabelat të cilat do të jenë sërish në gjuhën greke por me standarte sipas teknikave dhe ligjeve në fuqi.
Drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato tha se tabelat e reja të vendosura në 33 pika, plotësojnë standardet e Kodit Rrugor të Shqipërisë dhe specifikimet për rrugët nacionale ku ka zona të minoritetit.
Heqjen e tabelave të mëparshme gjatë natës, Qato e justifikon se u bë me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe për mospengimin e trafikut. Tabelat e reja që tregojnë vendet turistike dhe zonat aerkeologjike kanë gjuhë të tretë anglishten.