Vendosni fjalën kyçe....

Skandali – Partia e Patozit u regjistrua në gjykatë me firma false (VIDEO)


Bindja Demokratike nuk plotëson 3000 firmat e kërkuara për themelimin e saj si parti politike dhe si e tillë nuk duhet të ishte regjistruar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora  ka zbuluar se pjesa e madhe e anëtarëve që gjenden në listat e themeluesve të kësaj partie, nuk kanë dijeni mbi krijimin e saj.

Gazetarja: Zoti Gentjan Gjoni, apo jo? Atësia Banush.

Qytetari: Po.

Gazetarja: Ju rezultoni në listën e themeluesve të Partisë Bindja Demokratike. Keni shprehur vullnetin tuaj për të qenë pjesë e kësaj partie?

Qytetari: Asnjëherë!

Astrit Gjoni: As di gjë fare.Vetëm në TV e kam parë që është firmosur.

Gazetarja: Ka ardhur ndonjë nga përfaqësuesit e kësaj partie të flasë me ju dhe t’ju kërkojë verdiktin ose vullnetin tuaj për të qenë pjesë e kësaj partie?

Ardjan Gjoni: Jo, jo !

Gazetari: Është falsifikuar firma jote?

Qytetari: Absolutisht që po ! Unë nuk kam hedhur firmë.

Esmeralda Kasneci: Nuk kam firmosur. Nuk e njoh fare si parti.

Skandali bëhet akoma edhe më i madh teksa një pjesë e emrave në këto lista nuk ekzistojnë në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile, e disa të tjerë rezultojnë jashtë shtetit gjatë kohës së mbledhjes së firmave.

“BOOM” ju kërkoi denoncuesve të shkruanin me dorën e tyre çdo të dhënë si dhe firmat, për të bërë krahasimin e shkrimeve përmes ekspertimit grafik.

Në përfundim eksperti arrin në konkluzionin se nga studimi i 29 nënshkrimeve konstatohet se 22 paraqesin karakteristika të përgjithshme të përbashkëta.

Dy nënshkrimet e denoncueve të “BOOM”, pjesë e formularit që ka shërbyer për regjistrimin e Bindjes Demokratike në gjykatë, rezultojnë të sajuara dhe sipas ekspertit duhet të jenë shkruar nga i njëjti person.

Nisur nga përdorimi i paautorizuar dhe falsifikimi i të dhënave personale me qëllim arritjen e plotësimit të 3000 firmave për themelimin e Partisë Bindja Demokratike, 38 qytetarë i janë drejtuar për ankim Gjykatës së Apelit.

E për të gjitha këto vetë kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, e ka një përgjigje: “Nuk më intereson!”

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Ora News


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *