Vendosni fjalën kyçe....

Telefonata e qytetarëve e çon në pranga, 39-vjeçari po lëvizte me armë në makinë


Një 39-vjeçar nga Gjirokastra ka rënë në prangat e policisë, pas denoncimeve të qytetarëve se lëvizte me armë zjarri.

Pas një kontrolli, kur 39-vjeçari me inicialet I.V ndodhej pasagjer në një makinë, iu gjet një armë zjarri me vete si dhe 45 fishekë.

“Në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe mbi bazën e një telefonate nga qyetarët se një shtetas lëvizte me armë zjarri pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet organizuan operacionin “VINOKASHI”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

I.V., 39 vjeç, banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër, pasi:

Në aksin rrugor Ballaban-Këlcyrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fshatit Ujëmirë”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte si pasagjerë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (pistolet TT) dhe 45 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Përmet për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *