Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari italian gjendet i vdekur në Paris


Një zyrtar italian i Pallatit Chigi është gjetur i vdekur në Paris.  Mediat italiane shkruajnë se zyrtari u gjet me mjekër në dysheme në hotelin ku po qëndronte.

Sipas ambasadës italiane, ai ka vdekur “nga shkaqet natyrore”. Portali francez “Le Point” shkruan se zyrtari i identifikuar si Massimo I., 50 – vjeç,  ndodhej në Paris për disa ditë për të ndjekur një kurs gjuhe.

 Zyrtari u gjet natën midis të dielës dhe të hënës pranë hotelit, i mbuluar me gjak që i dilte nga plaga në mjekër dhe vjella.

Pavarësisht se ju dha ndihma e parë, përpjekjet ishin të panevojshme, pasi në momentin që mbërriti ambulanca ai kishte ndërruar jetë.

Mediat franceze shkrujanë gjithashtu se afër trupit të pajetë u gjetën dhe një çelës me një kod, një zarf me 85 kartmonedha prej 20 eurosh, një kartë USB, një përshtatës për kartën e memories SD dhe një kartë memorie në hotelin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *