Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë, pasditen e sotme pasi bëri aksident në rrugën Sami Frashëri.
Sipas njoftimit të policisë dyshimet e para janë se 30-vjeçari me iniciale S.V, ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë mjeti që drejtonte ka dalë nga rruga.
“Rreth orës 17.45, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, shtetasi S.V, 30 vjeç, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.
Shtetasi S.V, ka ndërruar jetë, ku dyshohet si pasojë e arrestit kardiak
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale”-thuhet në njoftim.