Kryeministri australian Scott Morrison është sulmuar me vezë nga një protestuese gjatë fushatës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vendit.
“BBC” shkruan se veza e goditi Morrison në kokë, por nuk u thye. Gjatë incidentit thuhet gjithashtu se një grua e moshuar u rrëzua përtokë.
Policia ka arrestuar një vajzë 25-vjeçare, si autore të këtij veprimi. Morrison e përshkroi protestuesen që e goditi me vezë, si “frikacake”.
Morrison më vonë vlerësoi stafin e tij të sigurisë për ndërhyrjen e shpejtë dhe shprehu shqetësim për gruan e moshuar, e identifikuar nga mediat si Margaret Baxter.
Scott Morrison nuk është politikani i parë australian që vihet në shënjestër me vezë, nga një protestues.