Vendosni fjalën kyçe....

Gruevski në azil politik në Hungari, boton librin në arrati dhe ka një mesazh


Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, i cili u arratis drejt Hungarisë, ka botuar një libër.

Lajmin e ka dhënë vetë Gruevski, në faqen e tij në “Facebook” ku ka dhënë edhe hollësi të botimit të tij.

Libri titullohet “Përvoja për të ardhmen” dhe është punim i doktoraturës së Gruevskit.

“Është e pashmangshme të theksohet se ky libër po publikohet në kohën e zhvillimeve komplekse politike në Maqedoni dhe kur kam gjysmë viti në statusin e një personi me azil politik të miratuar si një person i persekutuar politik dhe gjendem në Hungari. Fushata e persekutimit politik ndaj meje kulmoi vjeshtën e vitit 2018 dhe kjo çoi edhe në vonimin e publikimit të librit. Unë jam gjendur nën shpifje të rreme dhe akuza të pabazuara politike.” – shkruan ndër të tjera Gruevski në postimin e tij në “Facebook”.

Ndërkohë nuk lë pa falenderuar autoritetet hungareze që kanë vlerësuar persekutimin që i është bërë atij nga qeveria e kryeministrit Zaev dhe për dhënien e azilit politik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *