Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Rama, së bashku me shefen e BE-së, Mogherini, kanë diskutuar për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai e bëri deklaratën gjatë tryezës së Institutit Demokratik të Kosovës me temë “Dialogu Kosovë – Serbi pas Samitit të Berlinit”.
“Ekziston si dyshim i bazuar se Rama dhe Thaçi kanë diskutuar për ndryshim të kufijve, së bashku me Mogherinin”, ka thënë Haradinaj në këtë tryezë, shkruan Lajmi.net.
Më pas ai ka thënë, së Mogherini nuk do të jetë më pjesë ndërlidhëse e dialogut pasi koha e saj ka përfunduar.
“Procesi i zonjës Mogherini nuk vazhdon më, pasi procesi i zgjedhjes është në vazhdim. Nuk ka mbetur kohë për Moghenirin. Nuk kam asgjë personale me të siç mendojnë shumica, por për çështjen e kufirit jam kundër dhe kushdo që fol për kufij është armik i vendit tim. I kam thënë të gjithëve, si asaj si të gjithëve.” – ka mbyllur Haradinaj.