Një grup qytetarësh dhe mbështetës të Partisë Demokratike po protestojnë në Mirditë kundër qeverisjes vendore dhe premtimeve të pambajtura nga qeveria e kryeministrit Rama.
Protestuesit mbajnë në duar flamuj të PD-së dhe pankarta me shkrimet
“Rama ik” ,”Fund qeverisë së hajdutëve dhe oligarkëve” , është thirrja e këtyre qytetarëve, të cilët mbajnë në duar dhe flamuj të PD-së.
Ata kanë nisur një marshim në rrugët e qytetit dhe i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet.
Si simbolikë të kësaj proteste, qytetarët mbajnë foto të presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro.