Fansat mezi presin t’i shohin bashkë Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, pavarësisht se ata kanë 14 vite të ndrarë, madje janë martuar dhe ndarë edhe me njerëz të tjerë.
Por mbase ka ardhur kohë që kjo ide të marrë fund. “Entertainment Tonight” ka publikuar së fundmi një video të Pitt, ky pyetet nga një paparac nëse ai dhe Aniston po kthehen sërish bashkë.
“Më duhet të të pyes, të gjithë duan ta dinë, a jeni bashkë ti dhe Jen?”, pyet ai.
Pitt nuk heshti sikurse bën zakonisht, por përgjigja e tij padyshim nënkupton një “JO”. “Oh Zot i Madh. Në rregull, kalofsh një ditë të bukur”, tha Pitt dhe u fut brenda në makinën e tij.
Thashethemet për një rikthim të mundshëm mes Aniston dhe Pitt, u shtuan shumë pas ditëlindjes së 50-të të aktores në shkurt. Kjo sepse Pitt i bëri asaj një dhuratë me vlerë 79 milionë dollarë. Kjo dhuratë ishte shtëpia në Beverly Hills ku ata jetonin së bashku para se të ndaheshin dhe Pitt të vazhdonte lidhjen me Angelina Jolie.