Vendosni fjalën kyçe....

Lajm i keq nga Letonia, major Tanushi në gjendje të rëndë


Një lajm i keq vjen nga Letonia. Gjendja e komandantit të kontingjentit, major Tanushi, që mbeti i plagosur pas shpërthimit të një mine dy ditë më parë, është e rëndë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vizituar trupat e Forcave të Armatosura, si dhe dy ushtarakët që mbetën të plagosur. Tanushi në spitalin Riga East University Hospital, ku ndodhet në rrezik për jetën. Ministrja e Mbrojtjes u takua me mjekët që po ndjekin gjendjen e major Tanushit.

Xhaçka e shoqëruar nga gjeneralmajor Nazmi Cahani, përfaqësuesi ushtarak i Shqipërisë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel dhe atasheu ushtarak shqiptar kolonel Fadil Ciroku, mbërritën në bazën ushtarake Camp Adazi.

Ministrja e Mbrojtjes shprehu dhimbje për ndarjen nga jeta të nëntetares Zarife Hasanaj dhe plagosjes së Klodian Tanushit dhe rreshterit Julian Kapaj.

 “Dhimbja është e përbashkët dhe unë jam sot këtu me ju për të ndarë bashkë hidhërimin, por edhe për te gjetur forcën. Familjet e 3 efektivëve, ju dhe familjet tuaja, do të keni mbështetjen time personale, por edhe të secilit prej 8 mijë efektivëve të familjes sonë të madhe ushtarake, për të kapërcyer këtë moment të vështirë. Ju nuk do të jeni kurrë vetëm dhe asnjëherë s’do të jenë vetëm familjet e çdo burri dhe gruaje në uniformë”,- u tha Xhaçka efektivëve shqiptarë.

Shpërthimi u regjistrua rreth orës 9:30 të mëngjesit të së hënës. Oficerja e re, Zarife Hasanaj nuk ia doli. Ajo vdiq brenda një ore. Dy ushtarakët e tjerë, Klodian Tanushi dhe Juliaj Kapaj mbetën të plagosur.

Major Klodian Tanushi, ka lindur në Dibër më 31.10.1980. Ai është i martuar dhe është babai i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze të moshave 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Ngjarja ka lidhje me neutralizimin e një mjeti të pashpërthyer- Shqipëria i ka dërguar xhenierët e saj në Grupin Luftarak të NATO-s në Letoni. Shqiptarët, sipas specializimit të tyre, po përgatisnin një zonë për të operuar, në mënyrë që njësitë e tjera të kalonin të sigurta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *