Vendosni fjalën kyçe....

Protesta te Unaza, policia arreston 4 persona, mes tyre dhe Klevis Balliu


Katër persona janë arrestuar për protestën e djeshme në Unazën e Re,  23 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, ndërsa tre persona janë shpallur në kërkim.

Ky është rezultati pas protestës së banorëve të Unazës, të cilët dolën t’i bllokonin rrugën kryeministrit Edi Rama.

“30 të proceduar për aktet e dhunës në ditën e djeshme

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 4 shtetas, për veprime të dhunshme mbi Policinë dhe shkatërrimin e pronës, ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re. Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë, si dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme mbi punonjesit e policisë janë arrestuar shtetasit:

– K.B., 30 vjeç, banues në Tiranë

– L.M., 42 vjeç, banues në Tiranë

– S.H., 34 vjeç, banues në Tiranë

– E.S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.“, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *