Vendosni fjalën kyçe....

Si i futi në kurth Indrit Hoxha, Rilindjen dhe demokratët e zemëruar


Indrit Hoxha para disa ditëve dorëzoi në KQZ formularin e dekriminalizimit, por i habiti të gjithë sot në Kuvend, kur e refuzoi atë. Hoxha u kthye në një “hero” për të gjithë mbështetësit e opozitës, të cilët deri para pak ditësh e kishin masakruar me komente negative në rrjetet sociale.

 Kishte njerëz që e mallkonin apo i thonin “thyefsh qafën”, të shumtë i vinin gishtin për burracakëri. Madje, kishte edhe nga ata që i thonin që ishte turp për një njeri që vjen nga familje të persekutuarish të bëjë një veprim të tillë. Pasi u përball me gjithë atë vrer dhe lumë kritikash, Hoxha  mbase kuptoi se vendimi për të pranuar mandatin nuk ishte më i miri.

 

Pasi u sulmua vazhdimisht, Hoxha bëri një postim në rrjetet sociale ku shprehej i habitur për reagimet. Ai nis e flet gjerë e gjatë për familjen e tij të persekutuar nga komunizmi.

Sot përmes një deklarate para Kuvendit, ku ishte paraqitur pikërisht për pranimin e mandatit, ai u tërhoq dhe deklaroi se s’mund të ishte pjesë e një Parlamenti ilegjitim. Me këtë veprim, Hoxha vrau “dy zogj me një gur”, la pa fjalë Rilindjen që iu fut në Kuvend për t’i quajtur kriminelë, doli dhe si “hero” para demokratëve të zemëruar me të.  Hoxha rifitoi simpatinë e tyre madje kishte edhe nga ata që i kërkonin falje nëpër komente që e kishin paragjykuar.

Nuk dihet nëse Hoxha e kishte të gjithë këtë të planifikuar që nga fillimi, ose thjesht ishte i dyzuar në vendimin e tij për të pranuar mandatin.

Disa syve të mprehtë, nuk i kishin shpëtuar komentet e pak ditëve më parë, duke nënkuptuar se mbase ishte kjo e dyta.

“Te pakten fshij ato postimet e pak ditve me pare kur beje si trim e na jepje “leksion demokracie”, do ishte burreri e pakta”, shkruhet në një koment./Hashtag.al

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *