Totenhem ka përmbysur rezultatin e Ajaks në të dy takimet për gjysmë finalen e dytë të Champions League. Me rezultatin e përgjithshëm 3-3 por me gola më shumë në fushën kundërshtare Totenhem prek finalen e Champions League ndaj Liverpul.
Edhe pse Ajaks dominonte në pjesën e parë, Totenhem nuk u dorëzua dhe shpresoi deri në fund. Heroi i kësaj ndeshje ishte braziliani Lucas Moura i cili i dha fitoren me tripletë personale.
Kështu finalja do jetë e gjitha angleze në një përballje Liverpul-Totenhem e cila do zhvillohet në Madrid.