Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Mogherini në ikje, i bëri sot qokën e fundit Ramës


Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili nëpërmjet një postimi në Facebook ka kritikuar Përfaqësuesen e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së Federica Mogherini se i ka bërë qokën e Edi Ramës me deklaratat e saj gjatë vizitës në Tiranë.

Vasili shkruan se Shqipëria nuk është ashtu siç e përshkruan Mogherini. Më tej ai radhit disa arsye duke hedhur poshtë deklaratat e Mogherinit.

Postimi i plotë:

Mogherini ne ikje i bën qoken e fundit Edi Ramës !!

Federica Mogherini në ikje, flet për një Shqipëri që nuk ekziston.

Ajo habiti për keq shqiptaret duke dhënë fakte imagjinare në vend të të vërtetave, që ata i njohin mire.

Se pari: Është e vërtetë se 63 % e shqiptareve nuk e mbështesin reformën ne drejtësi dhe nuk është aspak e vërtetë ajo qe thotë Mogherini se 80% e shqiptareve mbështesin atë.

Se dyti: Është e vërtete, që Shqipëria e ka marre rekomandimin për hapjen e negociatave qe ne vitin 2016 dhe jo vjet kur thotë Mogerini. Bile vjet Shqipërisë ju shtuan edhe 7 kushte te tjera.

Se treti: Është e vërtetë qe reforma ne drejtësi është dështim i plote, Shqipëria është pa drejtësi, pa gjykate kushtetuese dhe te larte, me veting me dy standarde dhe me një KLGJ dhe KLP kur njerëz pa integritet deri dhe bashkëpunëtorë te sigurimit janë pjese e tyre dhe nuk është aspak e vërtetë ajo qe thotë Mogerini se ajo është një histori suksesi për tu marre shembull.

Se katërti: është e vërtetë se Krimi mbretëron dhe korrupsioni është thelluar me 8 shkalle sipas Transparence International dhe nuk është aspak e vërtetë ajo thotë Mogerini se korrupsioni është luftuar.

Se pesti: E vërtetë është qe qeveria dhe kryeministri kane dale nga sistemi dhe kane krijuar monizmin ne parlament dhe ne sistemin e drejtësisë dhe nuk është aspak e vërtetë ajo qe thotë Mogerini se qeveria ka përmbushur detyrimet.

Se gjashti: Është e vërtetë qe media është kapur nga qeveria dhe liria e medias sipas Reporterëve pa Kufi ka rene me 8 shkalle.

se shtati: Është e vërtetë qe Zgjedhjet e lira u shkatërruan nga krimi i organizuar dhe fajtoret nuk janë dënuar, dosjet 339 dhe 184 janë bllokuar dhe kriminelet ne qeveri dhe jashtë saj livadhisin si duan.

Pse Mogerini ju largohet te vërtetave, përse i Mogerini i fsheh te vërtetat, përse Mogerini nuk i evidenton këto te vërteta?

Mogerini i habiti për keq sot shqiptaret.

Mogerini mbylli sot sytë edhe përpara raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit.

Parimet e Evropës se Bashkuar kane ne themel zgjedhjet e lira e te ndershme, transparencën,
demokracinë funksionuese, shtetin e se drejtës, barazinë përpara ligjit, luftën pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit ku qeveria ka dështuar ne te gjitha.

Me sa duket Mogerini ne ikje e sipër i harroi rrugës këto parime te mëdha te Evropës qe aspirojnë shqiptarët, por qe nuk ka aspak te beje me atë qe thotë Mogerini ne alibinë për qeverinë e kapur te Edi Ramës.

Gjynah, Mogherini qe një kohe e humbur kot për shqiptaret.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *