Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se preferon që para të vdesë se sa të njohë pavarësinë e Kosovës. Madje ai iu drejtua ndërkombëtarëve, duke u thënë se ata nuk mund ta detyrojnë të ndërmarrë këtë veprim.
“Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëj atë. Më goditni, por unë s’do ta bëj. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, thotë Vuçiç.
Të paktën kështu shkruan “Tanjug“. Vuçic shprehet se s’ka mundur që të gjejë zgjidhjen për Kosovën, pasi “secili u çmend”.
Në Samitin e Berlinit, Kosova dhe Serbia nuk arritën asnjë marrëveshje. Takimi i radhës do të mbahet më 1 korrik në Paris, ku ftesa vjen sërish nga presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.