Vendosni fjalën kyçe....

5 deputetë socialistë lënë mandatet, kush pritet t’i zëvendojë


5 deputetë socialistë do heqin dorë nga mandasti pasi do bëhen pjesë e garës për kryebashkiak. Në këtë listë bëjnë pjesë Pjerin Ndreu, Flamur Golemi, Ilir Xhakolli, Rakip Suli dhe Nuri Belba.

Me largimin e tyre, numri i deputetëve socialistë në Kuvend do plotësohet nga 5 emra që vijnë nga listat e kësaj force politike sipas qarqeve.

Në Lezhë ku largohet Ndreu, vendin e tij pritet ta zërë Adriana Jaku, e cila aktualisht është zv.ministres e Shëndetësisë.

Vendin e Rakip Sulit në Tiranë pritet ta zërë, Eljo Hysko, ish-kreu i FRESSH-it. Xhakolli në Pogradec pritet të zëvendësohet prej Ardit Konomit, që është drejtori i shërbimit spitalor në Korçë.

Në Gjirokastër, Flamur Golemi pasohet nga Artemis Dralo, i cili është zv.ministre e Jashtme. Nuri Belba në Elbasan pritet të zëvendësohet nga Florenc Spaho.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *