Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Beratit. Një automjet tip “Benz” ka përplasur një fëmijë 3-vjeçar, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.
Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës, një 48-vjeçar me inicialet A.H, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore.
“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në përfundim të veprimeve të para hetimore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
A.H, 48 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se në fshatin Drenovicë, shtetasi A.H, duke drejtuar mjetin tip Benz ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.