Kryeprokuroja e Përkohshme Arta Marku ka folur rreth lëvizjeve të saj në organin e akuzës së Shqipërisë duke theksuar se janë bërë për të ofruar cilësi më të lartë në drejtim.
Marku gjithashtu u shpreh se këto lëvizje kanë qenë brenda kompetencave të saj të parashikuara në dispozitat kalimtare.
“Bilanci i punës në këtë periudhë është i tillë: Fillojmë nga lëvizjet në krye të prokurorive. Kam lëvizur drejtues që mendoj se kishin plotësuar orët e tyre në drejtim dhe nuk mendoj se kishin për t’i dhënë gjë sistemit.
Unë mendoj se në krye të prokurorive kam vënë njerëz cilësor, të ndershëm. Është cilësi shumë e rëndësishme të jesh i ndershëm. Zonja Prela nuk është e vetmja drejtuese që kam caktuar. Më duhet t’ju sqaroj se kompetenca për të lëvizur prokurorët ka qenë një dispozitë kalimtare deri në krijimin e KLP-së. Nuk janë zgjedhje abuzive. Janë zgjedhje që janë bërë pasi kam marrë informacione nga institucionet” deklaroi Marku në Top Channel.