Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Gjirokastra tha se do i jepet fund emigracionit të të rinjve, falë programit që parasheh PD. Basha nënvizoi se për fat të keq Gjirokastra sot përbën zonën ku emigracioni ka marrë hov më tepër se kudo e se kjo do marrë fund njëherë e mirë.
“Rama e ka sjellë Shqipërinë në kolaps. Ky kryeministër është fajtor që e ka sjellë Shqipërinë në prehrin e krimit. Ne kemi planin tonë kombëtar ekonomik. Do të ulim çmimin e energjisë elektrike. Do të mbështesim me subvencione fermerët shqiptarë, në mënyrë që ata të përfitojnë realisht.
PD ka një program të qartë për rritje pensionesh dhe pagash. Pensionet do të jenë në vlerën e 250 mijë lekë të vjetra, ndërsa pagat e mjekëve do të bëhen 1200 euro, e ata të infermierëve 800 euro. Kjo do të bëjë që mjekët dhe infermierët të mos braktisin vendin.
Do i japim fund braktisjes së vendit dhe rinia do të ketë mundësi për të krijuar të ardhmen në vendin tonë kaq të bukur. Demokratët janë të vendosur të mbrojnë pronën dhe dinjitetin e çdo shqiptari”- deklaroi Basha.