Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë ka shkruar Renzi në librin e tij për Mogherini-n…


Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, e ka quajtur zero rolin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Mogherini, në politikën e jashtme të unionit dhe për sa i përket Ballkanit.

Ai shkruan se përgjegjësi për dështimin e politikës së jashtme të BE-së ka edhe ai vetë, si në nga personat që ka ndihmuar, nxitur dhe promovuar emërimin e saj në postin që ka mbajtur për disa vite radhazi.

“Europa është përpjekur të marrë rrugën e Përfaqësuesit të Lartë në fushën e politikës së jashtme. Një përpjekje bujare dhe e drejtë, por e cila, duhet të pranohet, nuk është në përputhje me pritjet dhe rolin që duhet të luajë Evropa. Vështirë për të kuptuar nëse kjo i atribuohet mungesës së guximit të liderëve ose faktin e zgjedhjes së njerëzve që nuk janë treguar të aftë për të mbështetur këtë funksion delikat. Ndoshta ka një konkurrencë të shkaqeve dhe unë marr pjesë në përgjegjësinë, pasi kam qenë në mesin e nxitësve të nominimit për Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini, ndikimi i së cilës në politikën e jashtme evropiane, për fat të keq ka qenë gati zero për pothuajse të gjitha çështjet më të rëndësishme, duke filluar që nga Ballkani, një zonë jashtëzakonisht strategjike për të ardhmen e Bashkimit Europian.” – shkruan Renzi lidhur me shefen e politikës së jashtme në BE, Mogherini.

Pjesa është shkëputur nga libri i Renzi-t, me titull: “Një rrugë tjetër, ide për Italinë e së nesërmes (Un’altra strada – Idee per l’Italia di domani).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *