Vendosni fjalën kyçe....

Ed Sheeran dyfishon pasurinë pa sjellë album të ri, por s’ja kalon dot veteranëve


Ed Sheeran e ka dyfishuar pasurinë e tij gjatë vitit të kaluar, duke e çuar në 160 milionë pound, pavarësisht se nuk ka publikuar asnjë album të ri.

Kantautori 28-vjeçar, tanimë është muzikanti i 17 më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar, sipas “Sunday Times Rich”.

Ai më parë ndodhej në vendin e 35 të kësaj liste dhe tanimë ia kalon edhe Adele, e cila numëron 10 milionë pound më pak se ai.

Mirror” shkruan se Sheeran e ka bërë shumicën e parave të tij përmes turneut. 94 shfaqjet e turneut të tij “Divide” arritën në shitjen e 4,860,482 biletave, për rreth 340 milionë pound.

Por lista e muzikantëve më të pasur në Britani, kryesohet nga veteranët dhe Sheeran e Adele përbëjnë përjashtim. Ata nuk shkojnë as në dhjetëshe.

Dhjetë muzikantët më të pasur në Britani të Madhe (2019):

  1. Lloyd-Webber, 820 milionë paund
  2. Paul McCartney dhe Nancy Shevell, 750 milionë pound
  3. U2, 583 milionë pound
  4. Elton John, 320 milionë pound
  5. Mick Jagger, 275 milionë pound
  6. Keith Richards, 260 milionë pound
  7. Olivia dhe Dhani Harrison, 250 milionë pound
  8. Sir Ringo Starr, 240 milionë pound
  9. Michael Flatley, 204 milion pound
  10. Sting, 200 milion pound

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *