Templates by BIGtheme NET

Haradinaj: Procesi i dialogut i është hequr Mogherini-t, rrezikonim një marrëveshje shumë të keqe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se Koova ka shpëtuar nga ndonjë marrëveshje e keqe me Serbinë, për të cilën është investuar shefja e politikës së jashtme të BE-së, Mogherini.

Haradinaj tha se Mogherinit i ka ikur nga dora kjo mundësi tashmë ndërsa përgjegjësia e dialogut mes palëve është e kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez, Macron, shkruan Lajmi.net.

“Samiti i Berlinit është një ngjarje shumë e dobishme dhe e suksesshme për Kosovën sepse procesi i dialogut i është marrë Mogherinit, tek e cila ka pasë rrezik që Kosovës me i ardhë e keqja edhe përfshirë ndarjen Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, dialogu tani është në përgjegjësi të kancelares Merkel e presidentit francez, Emanuel Macron.

“Procesi tanimë është në përgjegjësi të Merkelit dhe Macronit. Ky është suksesi më i madh sepse dialogu është hequr prej adresës, e cila ka mund të befasojë Kosovën me ndonjë marrëveshje të keqe”, ka shtuar ai.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto