Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputeti Balliu akuzon policinë për dhunë në gjyq, ka një mesazh për Ramën


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Balliu, është shfaqur i qetë në seancën e sotme ndaj tij dhe 3 baorëve të Unazës së Re, të cilët u ndaluan dy ditë më parë.

Balliu madje ka bërë edhe simbolin e njohur të PD-së, duke ngritur 2 gishtat lart. Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për të, ndërsa për 3 banorët e Unazës së Re është kërkuar arrest në burg.

Ish-deputeti i ka mohuar akuzat ndërsa ka akuzuar policinë se ka ushtruar dhunë ndaj tij gjatë shoqërimit në komisariat.

“Kjo është Polici dhe Prokurori si në kohën e Enver Hoxhës. Ky është gjyq politik i Edi Ramës”, tha Balliu në gjyq.

Ai u ndalua dy ditë më parë teksa ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët zhvilluan një protestë për të kundërshtuar vizitën e kryeministit Rama në një fabrikë mielli në zonë.

Banorët dhe ish-deputeti Balliu u përplasën me policinë dhe FNSH-në që kishin vajtur në zonë për të shoqëruar kreun e qeverisë në vizitën e tij. Banorët e Unazës së Re kanë më shumë se 5 muaj që protesojnë çdo ditë kundër prishjes së banesave të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *