Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku deklaroi se kryeministri Rama ka dhënë dorëheqjen përpara dy javësh.
Në një lidhje direkte në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në “News 24”, Kryemadhi tha se Rama dha dorëheqjen, por është mbajtur nga dikush.
“Rama ka dhënë dorëheqjen përpara 2 javësh, mirëpo është mbajtur nga dikush. Nuk e di për çfarë ka dhënë dorëheqjen, për shkak të akuzave për korrupsion, koncesionet apo këto akuza kriminale. Rama është i vetëdijshëm që është kriminel i një populli”- tha Kryemadhi.