Vendosni fjalën kyçe....

Lojërat e Fatit vazhdojnë, 1 në pranga 3 të tjerë në hetim në Fier (VIDEO)


Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht, pas një operacioni policor kundër lojërave të fatit.

Pas kontrolleve të befasishme në të gjithë Qarkun, policia goditi 2 raste në qytetin e Lushnjës dhe 2 raste në Fier.

I arrestuari është një 23-vjeçar me inicialet M.S, banues në Lushnjë. Atij iu sekuestruan 2 aparatura elektronike të lojrave të fatit, 6 valixhe të mbushura me çipsa, 1 tavolinë pokeri si edhe 150 euro të dyshuara të falsifikuara. Ai dyshohet se një një lokal që e kishte marrë me qira, ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

DETAJET E POLICISË

Operacion për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gambling”.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe 3 të tjerë procedohet penalisht pasi ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Në vijim të kontrolleve të befasishme në të gjithë Qarkun Fier për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, policia goditi 2 raste në qytetin e Lusnjes dhe 2 raste në Fier.

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.S, 23 vjeç, banues në Lushnje.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 aparatura elektronike të lojrave të fatit, 6 valixhe të mbushura me çipsa, 1 tavolinë pokeri si edhe 150 euro të dyshuara të falsifikuara.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Falsifikim i monedhave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Organizimi i llotarive sportive dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” pasi në ambientin e lokalit të marë me qera prej tij, ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

*Në kuadër të këtyre kontrolleve, u procedua penalisht për veprat penale “Organizim i llotarive të pa lejuara” dhe “Vënia në dispozicion i lokaleve për lojra të pa lejuara” shtetasi:

G.Ç, 44 vjeç, banues në Lushnje.

Në lokalin në pronësi të këtij shtetasi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 tavolina pokeri, 12 pako letra bixhozi, 3 njësi kompjuterike, 1 printer, 2 monitor, 2 tableta dhe 1 laptop të cilat shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të kundraligjshëm të lojrave të fatit.

*Gjithashtu, u proceduan penalisht për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Organizim të palejuar të lojrave të fatit” shtetasit:

V.Gj, 29 vjeç, banues në Fier.
G.B, 29 vjeç, banues në Fier.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi organizonin lotari të palejuara nëpërmjet telefonit.

Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *