Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas shqiptaren me biçikletë, 28-vjeçarja në gjendje të rëndë


Një shqiptare ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:15 të mëngjesit të sotëm, kryqëzimin e Via Calatafimit dhe Viale Porta Adige.

Një automjet tip “Renault Clio”,i drejtuar nga një 56-vjeçar përplasi gruan me biçikletë e cila jetonte në Rovigo. I dentideti i të plagosurës nuk jepet, por thuhet se është me origjinë shqiptare dhe 28-vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shqiptarja ra pa ndjenja përtokë. Ishin mjekët e ndihmës së shpejtë të cilët e përmendën dhe e transportuan në urgjencën e spitalit të Rovigos. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *