Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka folur edhe për dy dosjet e bujshme 339 dhe 184 të cilat kanë përgjime për ndërhyrje në zgjedhje.
Sipas Markut e cila foli në emisionin “Open”, dosja 339 është voluminoze dhe duhet zbardhur, ndërsa për dosjen 184 volumi është më i vogël por është zvarritur nga prokurori.
“Ka shumë CD të pa zbardhura aty me qindra numra të përgjuar. Nuk ka volumin e dosjes 339 por ka një numër të lartë. Të dyja dosjet janë në hetim. Prokurorët janë të inkurajuar nga unë dhe të përfundojnë hetimin pa dëmtuar cilësinë”-tha ajo.
Kryeprokurorja e përkohshme u shpreh se zvarritja e kësaj dosjeje u zbulua rastësisht.
“Zbulimi i gjithë kësaj zvarritje ishte rastësi. Prokurori në momentin që dorëzoi dosjet u konstatua një dosje e tij. në momentin që kjo dosje është marrë nga prokurorët e tjerë nuk po zvarriten. Unë shpresoj që të mbyllen” deklaroi Marku.