Kur dielli perëndoi në Amsterdam, yjet e Ajaxit, Noussair Mazraoui dhe Hakim Ziyech, u zhvendosën në anën tjetër të fushës për të ngrënë. Kjo sepse ata i përkasin besimit mysliman dhe argjërojnë në muajin e Ramazanit. Dyshja priti minutën e 21 të ndeshjes, kur hapej dhe ora kur ata mund të konsumonin ushqim.
Si Mazraoui ashtu edhe Ziyech u kapën nga kamerat duke u ushqyer. Dhe kjo mesa duket bëri mrekulli për yllin maroken, pasi pak minuta më vonë ai shënoi.
Dietologu i skuadrës holandeze, Rejmond Verheijen, është shprehur më herët kundër vendimit të dy lojtarëve për të argjëruar.
“Do të ishte veprim prej të papërgjegjshmish që Zijeh dhe Mazraui të agjëronin sivjet për Ramazan, duke parë se në çfarë beteje të ashpër është Ajaksi në këtë moment, duke llogaritur të gjitha frontet në të cilat lufton (dje fitoi Kupën e Holandës). Situata e Ajaksit është ekstreme, por nuk e di se sa të ndërgjegjshëm janë këta dy futbollistë për atë që mund të arrijnë në këtë sezon madhështor që po bëjmë.
Trupi i futbollistëve i vuan keq ndryshimet radikale, duke menduar se për 11 muaj kanë pasur një model tjetër diete dhe stërvitjeje. Dhe të tentosh ta ndryshosh atë për 3-4 ditë mund të jetë e rrezikshme, qoftë edhe për Zijeh dhe Mazraui. Të mosushqyerit do të ulë shumë nivelin e sheqerit në gjak të lojtarëve dhe mund t’i bëjë ata që të humbin përqendrimin, por edhe muskujt do të lodhen shumë herë më shpejt sesa nga normalja, – vazhdon Rejmond Verheijen. – Të mërkurën, dielli do të perëndojë në orën lokale 21:18, ndërsa ndeshja me Totenhemin do të nisë në 21:00.
Si mund të mendosh të luash një ndeshje pa ushqim? Po sikur kjo gjysmëfinale të kalojë në kohën shtesë?! Ndaj, shpresoj që dy lojtarët tanë të vendosin të ndërrojnë mendje, pasi për ta do të jetë e pamundur të luajnë në një nivel të lartë të mërkurën, ndonëse e duartrokas vullnetin e tyre kundrejt bindjeve fetare që kanë”, u shpreh dietologu i Ajaksit.
Në vitin 2014, ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, zbuloi sa e vështirë mund të jetë të jesh një futbollist profesionist gjatë Ramazanit.
“Ramazani ishte paksa i vështirë për mua sepse kishim dy sesione trajnimi çdo ditë, moti ishte shumë i nxehtë dhe luaja në çdo lojë.
Nuk mund të pija ujë deri në orën 21:30.”, thoshte ai.
Ramazani – i parë si një kohë reflektimi shpirtëror dhe përkushtimi filloi të dielën më 5 maj. Muaji i argjërimit do të vazhdojë për 30 ditë deri në 4 qershor.