Vendosni fjalën kyçe....

Nis Samiti i Brdo-Brijunit në Tiranë, Meta pret liderët e Ballkanit


Ka nisur Samiti i Brdo Brijunit që po mbahet në Tiranë, me pjesëmarjen e liderëve të Ballkanit. Organizatori i këtij Samiti është presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili ka pritur dhe liderët e ftuar, presidentin serb Aleksandër Vuçiç, tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović dhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Ndërkohë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, janë dy të ftuarit e nderit.

 

Tema e diskutimit në këtë samit, do të jetë edhe procesi integrues i vendeve të Ballkanit. Ky organizim përkon dhe me “Ditën e Evropës”, dhe synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në BE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *