Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti slloven për vrap në kodrat e Liqenit, rojet e gardës e ndjekin nga pas (Foto)


Presidenti slloven, Borut Pahor, i cili ndodhet në Tiranë për samitin e Brdo-Brijunit ka shfrytëzuar kohën e lirë për të bërë një vrapim në kodrat e Liqenit Artificiale.

Kreu i shtetit slloven e ka postuar në faqen e tij në “Instagram” fotografinë e tij teksa vrapon në digën e liqenit duke komentuar:

“Me të mbërritur në Tiranë. Në vend se të drejtohemi drejt drekës, vrapojmë. Por roja shqiptare e sigurisë është i veshur me kostum dhe po vrapon bashku me ne. Unë i thashë atij: “Më falni zotëri, edhe ju do vraponi 15 kilometra?” Ai mu përgjigj: “Nuk prish punë president, pasi unë jam i veshur në mënyrë sportive, nuk kam kravatë”. Pastaj i morëm një biçikletë. Po kthehemi në hotel dhe e pyes nëse gjithçka është në rregull. “Po super vrapim” më përgjigjet.” – shkruan Pahor në “Instagram”.

Pahor ndodhet bashkë me presidentët e tjerë të rajonit në samitin ku marrin pjesë edhe zyrtarë europianë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *