Vendosni fjalën kyçe....

Shantazhoi shoqen e shkollës duke e çuar në vetëvrasje, lihet në burg 16-vjeçari nga Berati


Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 16-vjeçarin me iniciale D.K., i cili dyshohet se shantazhoi një bashkëmoshatare duke e çuar atë drejt vetëvrasjes.

Bëhet fjalë për rastin e Adela Çaçit, nxënëse e  shkollës së mesme profesionale “Kristo Isak” në qytetin e Beratit, e cila dy ditë më parë i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

16-vjeçarja, ishte në kushte të rënda psikologjike, pasi një bashkëmoshatar i saj thuhej se e shantazhonte t’i publikonte një video.

Adoleshentja merrte prej ditësh mesazhe kërcënuese, dhe në kushte të rënda psikologjike i ka rrëfyer nënës së saj ngjarjen. Nëna më bas i ka treguar babait, por përballë paragjykimeve kanë vendosur të mos e denoncojnë rastin në polici.

Duke mos i dhënë rëndësinë e duhur, vajza kur ndodhej vetëm në dhomën e saj, është vetëhelmuar.

Familjarët e gjetën në gjendje të rëndë dhe e dërguan në spital me urgjencë. Duke parë gjendjen e rënduar, mjekët e nisën drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, ku pasi qëndroi dy ditë 16-vjeçarja ndërroi jetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *