Vendosni fjalën kyçe....

Studentët rinisin protestat: Mbaroi gjumi letargjik!


Kërkesat e tyre nuk janë plotësuar dhe studentët e universiterit “Fan Noli” në Korçë kanë rinisur protestat. Ata protestuan paraditen e sotme vetëm një orë, në mënyrë që të mos bojkotonin të gjitha orët e mësimit.

Por kanë paralajëmruar përshkallëzim të protestave të tyre në ditët në vazhdim.

 “Është një rizgjim i studentëve pas gjumit letargjik pas protestave të dhjetorit. Ne i dhamë kohë qeverisë për të realizuar ‘Paktin për Universitetin’ por kjo gjë nuk u realizua. Ndaj u ngritëm në proteste në shenjë revolte për të paralajmëruar qeverinë dhe për ti thënë se ne akoma nuk i kemi marrë keto benefite te paktit që kryemnistri na premtoi në dhjetor. I kërkojmë qeverisë shqiptarë të krijojë fronte të reja pune ose situatë favorizuese për këtë gjë. Investim në asim dhe punë po kërkojmë.

Kemi menduar që sot ta nisim me një orë protestën për të mos prishur as mësimin por në vijim do të përshkallëzohet, në sasinë e orëve ose në kërkim të një metode tjetër për të protestuar”, u shpreh një studente.

Rektori, Ali Jashari ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve, duke iu dhënë atyre të drejtë.

 “Studentët kanë të drejtë sa i takon mungesës së hapësirave për punësim. Ne po punojmë që të hapim programe të reja punësimi. Kemi hequr dore nga programet tradicionale, janë hapur 15 programe me karakter profesional për të cilat Korça ka nevojë. Sa i përket vetingut, po pergatitet baza ligjore. Po punojmë për listën me literaturën bazë. Tekstet do t’i kenë vitin tjetër në biblioteka.”, tha ai.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *