Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se në vitin 2002 një kryeministër nga Shqipëria i ka shkuar në zyrë dhe i ka ofruar planin e ish kryeministrit serb në vitet 2001- 2003 Zoran Dindiç (Gjingjiq).
“Një nga kryeministrat e Shqipërisë më ka ofruar në vitin 2002 projektin e Gjingjiq për ndryshime dhe unë e kam larguar nga zyra. Më ka sjellë planin e Xhinxhit për ndarjen e Kosovës. Plani ka qenë: Përfshirja e pjesës veriore deri tek ura e Ibrit dhe një pjesë të Kamenicës. Kishte vetëm ndarje të Kosovës. Një kryeminstër i Shqipërisë ka ardhur në emër të kryeministri Gjingjiq, është adresa e gabuar, i thashë shko në vend tjetër”-deklaroi Thaçi.