Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi sulmon Berishën: Gërmadhë e skenës politike shqiptare


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sulmuar sërish ish-kryeministrin Sali Berisha për çështjen e shtetit të Kosovës.

Thaçi e ka quajtur Berishën gërmadhë të skenës politike shqiptare dhe me rol negativ në luftën e Kosovës.

Unë çuditëm si zoti Berisha nuk ka pasur guximin qytetar dhe as politik ta kundërshtojë opinionin e këtij projekti nga presidenti Rugova, akademiku Qosja dhe Daci. Zoti Berisha ka bërë mëkate të mëdha ndaj luftës së Kosovës, paralele me luftën e Milloshevicit ne terren, ka qenë dhe propaganda e zotit Berisha për UÇK-në marksiste-leniniste etj. Kam shkuar në zyrën e tij pas lufte dhe kemi pasur komunikim. Kur kam qenë kryeministër, kemi pasur respekt reciprok. Tani nuk kuptoj dhe shprehem i keqardhur për gjendjen e tij emocionale, si gërmadhë e skenës politike shqiptare”- deklaroi Thaçi në emisionin “Opinion” në TV Klan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *